Qatip Osmani flet për Fisnik Zukën dhe përforcimet eventuale të Renova

Renova nga data 3 janar edhe zyrtarisht ndezi motorët për në pranverë, aty ku synon të luftojë për atë pozitë të tretë, përmes së cilës do të siguronte një vend për në garat europiane. Skuadra nga Xhepçishti që në ditën e parë të përgatitjeve prezantoi edhe përforcimin e parë.

Fjala është për Fisnik Zukën, i cili pasi ndërpreu kontratën me FC Shkupin, vendosi që sërish të bashkohet me Renovën, pjesë e së cilës skuadër ishte nga vera e vitit 2018-të, deri verën e vitit 2020.

Lidhur me këtë transferim, por edhe transferimet tjera eventuale të Renovës,ka folur trajneri Qatip Osmani, i cili tha se ditëve në vijim te skuadra e tij do të duhet të vijnë edhe disa lojtarë nga jashtë vendit.

“Renova  ka ekip te mirë, ka një  ekip që duhet të luftojë për  kreun e tabelës. Jemi munduar në periudhën e  pushimit të bëjmë disa  ndryshime në  aspektin e përforcimeve. Fisnik Zuka është një  lojtar i kalibrit që e kërkonim, mendoj se do të na ndihmon në qëllimet tona. Ditët e ardhshme  presim edhe  edhe disa  lojtar nga jashtë” – është shprehur Qatip Osmani.

Kujtojmw Renova stinorin vjeshtorw nw elitwn e futbollit vendor e mbylli nw pozitwn e 5-tw me 27 pikw. (infOSport.mk)

Leave a Reply