Pepi Gorgiev në bisedime me Struga Trim Lum

Sulmuesi nga Gjevgjelia, Pepi Gorgiev i cili ditë më parë prishi kontratën me skuadrën kampione të Shqipërisë, Teutën, me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin vendor.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se sulmuesi 27-vjeçar është në bisedime e sipër me Struga Trim Lum. Gorgiev gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin sportiv të ekipit strugan, Besart Isaku, i cili po punon në këtë pistë për të angazhuar një sulmues të kalibrit të lartë, i cili në Ligën e parë numëron 49 ndeshje, 22 gola dhe 11 asistime.

Gorgiev si pjesë e Teutës zhvilloi 15 ndeshje në Kategorinë Superiore, duke realizuar 4 gola, ndërsa edhe 10 ndeshje të tjera zhvilloi mes ndeshjeve europiane dhe Kupës së Shqipërisë, përfshirë këtu edhe finalen e SuperKupës kundër Vllaznisë së Shkodrës.

Ndryshe Gorgiev karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Gjevgjeli te skuadra e Kozhuv, për të vijuar më pas te Bellasica, Bregallnica e Shtipit dhe Sileksi, nga e cila skuadër verën e vitit 2021 ishte transferuar te Teuta. (infOSport.mk)

Leave a Reply