Matej Cvetanoski bashkë me FC Shkupin deri në fund të sezonit

Matej Cvetanoski do të jetë i FC Shkupit deri në përfundim të sezonit aktual, ku skuadra nga Çairi pretendon që të shpallet kampion dhe pas shumë viteve ti gëzojë tifozët e saj.

Cvetanoskit me të përfunduar viti 2021 i përfundoi kontrata me FC Shkupin, mirëpo burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti ka pranuar që të vazhdojë të njëjtën edhe për 6 muaj të tjerë.

Sulmuesi i krahut ishte në bisedime me disa skuadra nga jashtë, mirëpo pasi nuk morri ndonjë ofertë konkrete, i njëjti vlerësoi se më mirë do ishte që edhe këto 6 muaj të luaj në kampionatin tonë vendor.

Cvetanoski gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më të dalluar te FC Shkupi, duke regjistruar 14 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Sulmuesi 24-vjeçar FC Shkupit iu bashkua janarin e vitit 2021, kur erdhi nga rradhët e Vardarit, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti ka veshur edhe fanellën e Makedonija GJ.P dhe Pelisterit. (infOSport.mk)

Leave a Reply