Besiktashi ka fituar Superkupën e Turqisë duke mundur Antalyasporin e Andrea Polit në një finale shumë të ekuilibruar të zhvilluar në Doha.
Ndeshja u vendos vetëm me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 1:1, falë golit dhe autogolit të Hatçinson, mesfushorit të Beshiktashit.
GOLI I AVANTAZHIT TË BESHIKTASHIT
Në serinë nga penalltia, përcaktues kanë qenë gabimet e Erdilman dhe Floranus, ndërsa skuadra e Karavelit rezultoi të jetë shumë precize, duke shënuar 4 nga 4.
GOLI I BARAZIMIT I ANTALYASPOR
Pas përballjes në finalen e Kupës së Turqisë më 18 maj, Beshiktashit konfirmohet si bisha e zezë e Antalyasporit.