Shkëndija ja angazhuar një përforcim mjaft cilësor në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, 22 vjeçarin Mihail Manevski, i cili me kampionët në fuqi të vendit ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për 2 vite tjera.
Mihail Manevski së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, ndërsa paraprakisht për dy sezone ka luajtur edhe në ekipin e Akademija Pandevit.
Në gjysmësezonin e parë Manevski për Bregallnicën i ka zhvilluar të gjitha 18 xhirot, duke realizuar edhe 6 asiste, ndërsa në të kaluarën ka qenë lojtar standard në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që ditë më parë, por edhe gjatë ditës së sotme, duke paralajmëruar prezantimin e tij me fanellën “kuqezi”. (infOSport.mk)