Struga Trim Lum dhe Florent Osmani kanë ndarë rrugët, edhe atë pas gati 3 viteve bashkëpunim, njofton “infOSport.mk”.
Osmani skuadrës strugane iu bashkua me 23 janar të vitit 2019, duke regjistruar plotë 58 paraqitje zyrtare. Ai ishte pjesë e suksesit historik të skuadrës së Struga Trim Lum, kur kjo skuadër për herë të parë u ngjit në elitën e futbollit vendor, ndërsa edhe pse jo në fushë për të ndihmuar skuadrën, i njëjti ishte një forcë morale nga jashtë si pjesë e suksesit historik të klubit të Struga Trim Lum vitin e kaluar, kur kjo skuadër luajti në garat e Europe Conference League.
Kujtojmë Osmani para se të transferohej te Struga Trim Lum, ishte pjesë e Gostivarit, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës, Skopjen, FC Shkupin, derisa në dy periudha të ndryshme kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare duke luajtur në Turqi me skuadrën e e 12 Bingöl Spor dhe në Kosovë me skuadrën e Lirisë nga Prizreni.