Tetovari Nedim Bajrami është kthyer në një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Empolit, ku me paraqitjet e treguara duket se ka tërhequr edhe skuadra të njohura pas vetes së tij.
Sipas “Sky Sport” raportohet se rivali i Empolit në Seria A, Sassuolo është vënë në gjurmët e futbollistit shqiptarë.
Drejtuesit e Sassuolos, siç raportohet kanë kërkuar informacion tek Empoli për Bajramin, kartoni i të cilit vlerësohet me 10 milion euro.
Trajneri Dionisi e njeh mirë Bajramin, pasi e ka drejtuar më parë tek Empoli. Mesfushori shikohet si pasuesi i Filip Djuriçiç, të cilit i përfundon kontrata në qershor dhe do të largohet nga Sassuolo.
Kujtojmë emri i Bajramit dje, gjithnjë sipas mediave në Itali ndërlidhej edhe me skuadrën e Kaljarit, që gjithashtu dëshiron të ketë në rradhët e veta këtë super futbollistë.