Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Buffon ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Portieri i Parmës, pas kontrolleve rutinë që i kërkohen çdo klubi, ka rezultuar pozitiv pas kryerjes së tamponit dhe është futur në izolim.
Ka qenë vetë klubi nga “Enio Tardini” që ka bërë zyrtar këtë lajm përmes një njoftimi në faqen zyrtare: “Parma njofton se pas kryerjes së tamponit ka rezultuar pozitiv me covid Gianluigi Buffon. Lojtari ka filluar karantinën, sipas rregullave federale. Gjatë ditës së sotme, ashtu siç parashikohet, e gjithë skuadra do ti nënshtrohet një tjetër testimi”, – shkruhet në njoftimin e klubit italian.