Andre Onana po përgatitet për aventurën e tij të re te Interi. Portieri i Ajaksit, i cili është në skadencë kontrate në qershorin e këtij viti ka zbarkuar në Milano nga një fluturim privat nga Jaunde, kryeqyteti i Kamerunit.
Sot, janë parashikuar vizitat mjekësore me “zikaltërit” dhe firma në kontratën me klubin e tij të ri që pritet t’i bashkohet në fundin e sezonit me parametra zero.
Pas vizitave mjekësore dhe firmës në kontratën e tij, 25-vjeçari do të rikthehet sërish në vendlindjen e tij, Kamerun për të mbrojtur portën e kombëtares së tij në Kupën e Afrikës.