Darko Ilieski është përforcimi i parë i Struga Trim Lum në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një mbrojtës 26-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës sllovene të Koper, aty ku nuk gjeti edhe shumë hapësira, gjë që shtyu futbollistin nga Prilepi të rikthehet në futbollin vendor.
Siç mëson “infOSport.mk”, Ilieski me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë një vjeçare, duke ju dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke pasur parasysh se për shërbimet e tij interesoheshin edhe Rabotniçki dhe Kukësi nga Superliga shqiptare.
Ndryshe Ilieski karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e 11 Oktomvri, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Metalurgu, Pobeda, Shirak (Armeni), Tikvesh, Borec, FC Shkupi dhe Pelisteri. (infOSport.mk)