Sporti në veçanti futbolli është një nga aktivitetet ku shqiptarët e diasporës kanë treguar suksese të jashtëzakonshme.
Në këtë mes hyn edhe trajneri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Lirim Mixhaiti, i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë ku ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin e shumë talentëve të futbollit në klubet që ai ka drejtuar dhe po drejton tanimë në cilësinë e trajnerit profesionist.
Lirimi në një rrëfim tregon se me ardhjen e tij në Gjermani ndoqi ëndrrën e tij që ishte futbolli, dhe menjëherë u angazhua si futbollist në klube të ndryshme si në Tebe Berlin, Berlin AK 07, Optik Rathenau, Chemintzer FC, SV Yesilyurt, GW Brieselang, SW Spandau, WFC Corso 99/Vineta , Steglitz GB 1982 me të cilat klube ai ka marrë pjesë si futbollist profesionist në kompeticione dhe turne të ndryshëm Europian dhe në shtete të Azisë ku ka dëshmuar cilësitë e tij prej një futbollisti nga i cili pritej shumë por fatkeqësisht për shkak të një lëndimi serioz në shputën e këmbës së tij ai në moshë shumë të re në vitin 2004 pa dëshirën e tij detyrohet që të ndërpres karrierën e tij futbollistike duke mos e realizuar deri në fund ëndrrën që kishte të shkëlqente në futboll në klube edhe më të mëdha pasiqë i kishte të gjitha cilësitë dhe aftësitë fizike, teknike dhe taktike.
Edhe përkundër faktit që Lirimi u detyrua që të ndërpresë karrierën e tij si futbollist pikërisht atëherë kur po ngritej ai nuk hoqi kurrë dorë nga futbolli përkundrazi vazhdoi që të japë kontributin e tij në këtë sport duke u angazhuar tanimē si trajner dhe ndihmës trajner në po ato klube ku kishte filluar karrierën si futbollist si në WFC Korso 99/Vineta, Steglitz GB 1982, dhe GW Brieselang ku këtij profesioni apo kësaj zeje i është qasur me seriozitetin më të madh dhe me përkushtim dhe synimi i tij është që në një të ardhme të afërt të menaxhojë klube edhe më të mëdha për të lënë gjurmë në futbollin gjerman.
Hapat e tij si trajner Lirim Mixhaiti thotë se i ka filluar duke udhëhequr futbollistët e rinjë në disa klube në vendin ku ai jeton dhe vepron aktualisht në kryeqytetin gjerman në Berlin.
Nga këtu ka nisur rrugëtimi i tij si trajner dhe ambicia e tij është që të arrijë majat e suksesit në këtë fushë pasiqë është profesioni që i flen në zemër dhe këtë punë e bën me shumë dashuri vullnet dhe përkushtim, ai po ecë me hapa të sigurtë në zejen e trajnerit dhe nuk ka dyshim që një ditë Lirimin do ta shohim duke drejtuar ndonjë skuadër të madhe më të cilin të gjithë ne si shqiptar do të ndjehemi krenar.