Pas Pepi Georgiev, edhe një tjetër maqedonas largohet nga Teuta!

Sërish lëvizje në dalje te Teuta. Pas sulmuesit Pepi Georgiev, është edhe portieri maqedonas, Bobi Celeski, që pritet të largohet nga rradhët e skuadrës durrsake, njofton “infOSport.mk”.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi që Celeski t’iu bashkohet edhe lojtarëve tjerë të larguar, Adolf Selmanit, Sherif Kallakut dhe sulmuesit Pepi Gorgiev.

24-vjeçari Celeski skuadrës së Teutës iu bashkua verën e vitit 2018-të. Ai këtë edicion regjistroi vetëm 3 paraqitje me fanellën e Teutës (që të gjitha në kuadër të Kupës), për të cilën skuadër në përgjithësi ka regjistruar 17 paraqitje.

Celeski para se të transferohej në Shqipëri, mbronte ngjyrat e Makedonija GJ.P, ndërsa i njëjti gjatë vitit 2015-të pati një aventurë të shkurtër te skuadra amatore italiane e Grossetos. (infOSport.mk)

Leave a Reply