Ish mbrojtësi i FC Shkupit sot prezantohet te Struga Trim Lum

Ish mbrojtësi i FC Shkupit, Darko Ilieski, gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet te Struga Trim Lum. Informacione të afërta pranë “infOSport.mk” thonë se mbrojtësi  26-vjeçar do të nënshkruaj kontratë me ekipin e Srgjan Zaharievskit, duke përforcuar në këtë mënyrë repartin e mbrojtjes për pjesën pranverore në Ligën e Parë.

Ilieski së fundmi ishte pjesë e skuadrës sllovene të Koper, aty ku nuk gjeti edhe shumë hapësira, gjë që shtyu futbollistin nga Prilepi të rikthehet në futbollin vendor.

Ilieski fillimisht ishte në bisedime me Rabotniçkin, ndërsa i njëjti gjithashtu i ishte ofruar edhe skuadrës shqiptare të Kukësit.

Pasi nuk gjeti akord me asnjërën prej tyre, Ilieski një gjë të tillë bëri me drejtuesit e Struga Trim Lum, më konkretisht me drejtorin sportiv, Besart Isaku.

Karrierën e tij, Ilieski e kishte nisur në vendlindje te skuadra e 11 Oktomvri, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Metalurgu, Pobeda, Shirak (Armeni), Tikvesh, Borec, FC Shkupi dhe Pelisteri. (infOSport.mk)

Leave a Reply