Ilirid Ademi e mbylli aventurën me Laçin

Ilirid Ademi e ka mbyllur aventurën e tij me Laçin, skuadrën nga Superliga shqiptare, me të cilën gjatë verës luajti në ndeshjet eliminatore të UEFA Europa Conference League, njofton “infOSport.mk”.

Mungesa e hapësirave në formacionin titullarë, ka bërë që 26-vjeçari të kërkojë divorcin me ekipin laçian.

Ademi u transferua me shumë bujë te Laçi, por nga gjithsej 9 aktivizime në kampionat, ai në vetëm 3 prej tyre luajti si titullarë. Ai luajti edhe në 4 ndeshje të Kupës, ku arriti të shënojë dy gola, ndërsa gjithashtu luajti për plotë 128 minuta në dy ndeshjet e UEFA Europa Conference League, ndaj gjigandëve belg të Anderlehtit.

Me shumë gjasa, sulmuesi me origjinë nga Gostivari do të rikthehet në futbollin vendor, aty ku numëron 89 ndeshje dhe 11 gola me skuadrat e Ligës së Parë, si FC Shkupi, Makedonija GJ.P dhe Renova, ndërsa vlen të theksohet gjithashtu se i njëjti një periudhë ka veshur edhe fanellën e KF Gostivarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply