Pas rezultateve pozitive të djeshme nga Dani Alvesh dhe Lenglet, Barcelona njoftoi sot se edhe një tjetër futbollistë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Jordi Alba ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ai nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e kësaj të marte. Alba është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në izolim në shtëpi. Klubi ka njoftuar tashmë autoritetet kompetente”, – thuhet në kumtesën e klubit katalunas.
Barcelona pas 18 xhirove të para në La Liga renditet në pozitën e 7-të me 28 pikë, 10 më pak se vendi i dytë që mbahet nga Sevilja dhe plotë 18 më pak se kryesuesit e Real Madridit.