ZYRTARE, Argjent Gafuri prezantohet te Voska Sport

Argjent Gafuri edhe zyrtarisht në stinorin pranveror do të luaj me fanellën e Voska Sport, skuadër kjo që bëri befasinë më të këndshme në Ligën e Dytë – Perëndim, pasi me rezultatet e arritura kjo skuadër debutuese në këtë rang garash, shihet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë.

Pikërisht ambiciet e klubit dhe oferta e mirë, bënë që Gafuri pas plotë 13 edicioneve të kaluara te skuadra e Renovës, të pranojë ofertën e Voska Sport, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë menjëherë pas Sileksit, duke lënë prapa vetes një skuadër gjigande si Vardari.


Voska Sport sjellë një super lojtar që në supe ka rreth 300 ndeshje nga Liga e Parë


Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se Argjent Gafuri me Voska Sport ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi shtesë edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse në fund të sezonit skuadra nga Ohri arrinë objektivin e inkuadrimit në mesin e më të mirëve në futbollin tonë vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply