Rubin Hebaj i Shkëndijës rikthehet te Teuta!

Rubin Hebaj gjatë ditës së djeshme njoftoi ndarjen me Shkëndijën, ndërsa i njëjti me shumë gjasa do të rikthehet në vendlindje për të veshur fanellën e Teutës, nga e cila skuadër janarin e këtij viti ishte transferuar te skuadra tetovare, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra durrsake ka nevojë për një sulmues, ndërsa Hebaj do të ishte përforcimi i duhur për repartin e sulmit, duke pasur parasysh se i njëjti ishte pjesë e Teutës sezonin e kaluar (2020/2021), kur këta u shpallën edhe kampion.

Hebaj me Teutën kishte zhvilluar 34 ndeshje, duke realizuar edhe 6 gola, ndërsa me fanellën kuqezi të Shkëndijës, i njëjti në 29 ndeshje kishte realizuar 4 gola.

Mbetet të shihet nëse shkodrani 23-vjeçar do të rikthehet në futbollin shqiptarë, aty ku gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Vllaznisë dhe Partizanit, apo sërish do të bëjë karrierë ndërkombëtare, aty ku më parë kishte luajtur në Slloveni me ekipin e NK Domzhale dhe në Ukrainë me Vorskla Poltava. (infOSport.mk)

Leave a Reply