Voska Sport që garon në ligën e dytë – Perëndim ka njoftuar për ndarjen me plotë 7 futbollistë, të cilët gjatë stinorit vjeshtorë ishin pjesë e tyre, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për futbollistët si, Enis Dervishi , Pajazit Saliu , Albnor Kaba , Fisnik Saliu , Teofil Siljanoski, Blagoj Istatov dhe portierin, Filip Lazareski.
Enis Dervishi veçmë ka gjetur skuadrën e tij të re, Gostivarin, ndërsa një gjë të tillë pritet të bëjnë edhe futbollistët tjerë që nuk arritën të bindin drejtuesit e Voska Sport.
Kujtojmë pjesë e kësaj skuadre gjatë stinorit pranveror do të jenë mesfushori Argjent Gafuri i Renovës dhe sulmuesi, Altin Lloga, i cili së fundmi ishte pjesë e Besës nga Dobërdolli.
Voska Sport pjesën e parë të sezonit 2021/2022 e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas Sileksit dhe me plotë të drejtë shihet si një ndër skuadrat pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë. (infOSport.mk)