Shkëndija si duket ka zgjidhur çështjen e krahut të majtë në mbrojtje, aty ku pas largimit të Gledi Micit, skuadra “kuqezi” nuk arriti të gjejë një zëvendësues ideal. Gjatë stinorit vjeshtorë, këtë pozitë në disa raste e mbulonte Zija Merxhani, por edhe Adenis Shala, edhe pse ky i fundit merrte detyra më ofenzive nga ana e trajnerit Bruno Akrapoviç.
Ndërkohë burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se pikërisht strategu boshnjak ka kërkuar transferimin e bashkëkombasit të tij, Stipo Markoviç, i cili aktualisht është një agjent i lirë.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Markoviç e ka kaluar në Bosnje e Hercegovinë, aty ku për 7 vite të plota mbronte ngjyrat e Shiroki Brijeg.
Me fanellën e kësaj skuadre, i njëjti numëron plotë 208 paraqitje, 3 gola dhe 18 asistime.
Verën e vitit 2019-të, 28-vjeçari u transferua te Lokomotiva e Zagrebit, me të cilën skuadër luajti edhe në Europë, njëjtë sikurse edhe Shiroki Brijeg, me të cilën skuadër kishte bërë 14 paraqitje në eliminatoret e Liga Europa, duke shënuar edhe dy gola. Eksperienca e tij e madhe do i bënte mirë Shkëndijës në stinorin pranveror, aty ku “kuqezinjtë” do të pretendojnë të anulojnë epërsinë e 8 pikëve të FC Shkupit dhe të mbrojnë titullin e kampionit në futbollin elitarë në vend. (infOSport.mk)