Tirana ka fituar derbin shqiptarë kundër Partizanit, një derbi që zgjati 112 minuta lojë pas shtesave të panumërta si pasojë e ndërprerjeve të vazhdueshme.
Një derbi që është vendosur me një gol në minutën e 100-të, duke i dhënë bardhebluve shtysën drejt titullit kampion.
Tirana triumfoi me rezultat 2:1 për ta forcuar bindshëm vendin e parë në tabelë.
Mateo Përgjoni në minutën e 27-të shënoi golin e parë për Tiranën, derisa për fitoren e “bardhebluve” u përkujdes Xhixha në minutën e 100-të (90’+10’).
https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/1576066666078145
Golin e nderit për Partizanin e realizoi Stenio Zhunior nga penaltia në minutën e 86-të. Ish futbollisti i Shkëndijës në minutën e 79-të kishte humbur një penalti tjetër, që me siguri do të kishte ndryshuar kahjen e këtij takimi.
Kësisoj Tirana vitin 2021 e mbylli në pozitën e parë me 33 pikë, 5 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, që barazoi 1:1 në transfertën ndaj Vllaznisë, derisa Egnatia e Zekirja Ramadanit bëri surprizën e javës së 15-të duke mundur kampionët e Teutës në transfertë.
Fitores iu gëzua edhe Laçi, që falë “dopietës” së Lushkja, mundi 2:0 Kastriotin, ndërkohë përballja midis Dinamo Tiranës dhe Skënderbeut u mbyll me barazim pa gola. (infOSport.mk)