Xhanluixhi Bufon ka thënë se ardhja e Kristiano Ronaldos te Juventusi rezultoi të jetë i dëmshëm për perspektivat e tyre, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.
“Ne e humbëm atë ADN-në e të qenit një ekip, një ekpi i bashkuar”, tha Bufon.
“Juve kishte shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që ai mbërriti, që ishte viti kur isha në Paris Sen Zhermen, dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi”.
“Kur u ktheva, punova me Ronaldon për dy vjet dhe dolëm mirë së bashku, por mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit një ekip”, – u shpreh tutje portieri.
Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit thonë se prania e Ronaldos e përqendroi të gjithë vëmendjen e tyre për t’i dhënë atij shërbimin, raporton Football Italia, përcjellë “infOSport.mk”.
Leonardo Bonuçi dhe Xhiorxhio Kiellini gjithashtu kanë thënë se ata po mbështeteshin në talentet individuale në vend që të vepronin si ekip.
Bufon aktualisht është kthyer në Serie B me klubin e tij të parë, Parman, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet ende nga futbolli aktiv, edhe pse është në moshë 43-vjeçare.