Nedim Bajrami vazhdon me paraqitjet e tij të mira me fanellën e Empolit në Serie A, njofton “infOSport.mk”. Bajrami sonte arriti shënojë edhe Milanit të madh, duke çuar në 4 numrin e golave të shënuar këtë edicion, në një nga kampionatet më të fuqishme europiane.
Bajrami realizoi golin e parë për Empolin në takimin ndaj Milanit, skuadër kjo që në fund regjistroi fitore 4:2, duke mbajtur kështu hapin me Interin për pozitën e parë.
Bajrami shënoi në minutën e 18-të, duke i siguruar në ato momente barazimin Empolit të tij, për të cilën skuadër gjatë pjesës së dytë nga pika e bardhë realizoi edhe Pinamonti, ndërkohë për Milanin dy gola shënoi Frank Kesie, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Florenci dhe Teo Hernandez. (infOSport.mk)