Shkëndija godet në merkato, sjellë dy futbollistë nga jashtë

Shkëndija ende nuk ëshë aktivizuar në merkato, mirëpo ambiciet e tyre çdoherë bëjnë që  nga Tetova të vjen ndonjë super lajm, që ka të bëjë me përforcimet eventuale të kësaj skuadre. Jo zyrtarisht mësojmë se “kuqezinjtë” nga Tetova tashmë kanë bërë për vete dy futbollistë të huaj, që pritet të shtojnë konkurrencën në ekipin e parë, por gjithashtu edhe për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivin.

Fjala është për mesfushorin ofenziv nga Brazili,  Andre Mensalao dhe sulmuesin nga Gambia, Pa Omar Xhobe.

31-vjeçari Mensalao pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në vendlindjen e tij në Brazil, nga ku shkurtin e këtij viti kishte vendosur që të transferohet në Armeni te skuadra e Lori Vanadzor, nga e cila gjatë merkatos së  verës së kaluar i ishte bashkuar skuadrës së FC Sevan.

Pra gjithsej 17 ndeshje kishte zhvilluar në kampionatin armen, duke regjisruar edhe 8 gola, 6 prej të cilëve me Sevan.

Ndërkohë sa i përket sulmuesit nga Gambia, Pa Omar Xhobe, ky i fundit te Shkëndija vjen nga skuadra e Sheikh Jamal nga Bangladeshi.

Ai me këtë skuadër në 23 ndeshje kishte realizuar 19 gola, edhe pse është vetëm 22-vjeç. Pikërisht një kalibër i tillë i nevojitet Shkëndijës, që në stinorin pranveror do të kërkojë të anulojë epërsinë prej 8 pikëve të FC Shkupit, në rast se dëshiron të mbrojë titullun e kampionit të vitit të kaluar.

Kujtojmë për momentin nga Shkëndija ka ndodhur vetëm një largim, edhe atë Armend Alimi, ndërsa me ardhjen e kësaj dyshe, të paktën pritet të largohen edhe dy të tjerë, mesfushori Kamer Qaka dhe sulmuesi, Rubin Hebaj. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply