Besa e Dobërdollit kontakton Xhengis Rexhepin!

Pas largimit të Bujar Islamit, Besa e Dobërdollit që bënë gara në Ligën e Dytë – Perëndim është në kërkim të një trajneri profesional, me të cilin do punonin në projekte më afatgjate, me qëllim që një ditë kjo skuadër të bëjë gara edhe në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Dhe si duket, drejtuesit e kësaj skuadre mjaft mirë kanë nuhatur profesionalizmin, pasi tashmë disa ditë kanë filluar bisedimet me një ndër trajnerët më të mirë në vend, Xhengis Rexhepin, i cili njëherit luante edhe rolin e ndihmësit të parë të seleksionuesit Igor Angellovski, nën drejtimin e të cilëve Maqedonia regjistroi suksesin më të madh në histori, kualifikimin në Europianin e vitit 2020(1).

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se bisedimet mes të dyja palëve po shkojnë mirë dhe se drejtuesit e Besës së Dobërdollit me në krye presidentin Muhamed Tahiri – Haxhiu, do të bëjnë çmos për ti realizuar kërkesat e strategut tetovar, që pas vetes ka një CV të begatshme.

Rexhepi në futbollin vendor përveç se ishte i angazhuar me përfaqësuesen e vendit, ai ka udhëhequr edhe plotë 6 skuadra, ndërsa gjithashtu kishte drejtuar edhe skuadrat kosovare, të Llapit, KEK-ut dhe Dukagjinit.

Një periudhë i njëjti ka kryer edhe rolin e ndihmës trajnerit te Sivaspor, duke qenë asistent i Tamer Tuna. (infOSport.mk)

Leave a Reply