Anulohet një nga ndeshjet e Serie A që duheshe të zhvillohet sonte!

Për shkak disa rasteve të reja të evidentuara me Covid 19, skuadra e Salernitanës nuk do të udhëtojë fare drejt Udines për të zhvilluar takimin e vlefshëm të javës së 19-të kundër Udinezes, përcjellë “infOSport.mk”.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Salerno duke bërë me dije skuadra nuk ka udhëtuar qytetit të Udines për shkak të rasteve pozitive me COVID-19.

“Klubi i Salernitanës komunikon se pas disa evidentimeve me virusin COVID-19 në mbështetje me protokollin antiCOVID ka kërkuar anulimin e ndeshjes ndaj Udinezes.”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Nuk dihet ende numri i saktë i të infektuarve, por mesa duket klubi i Salernitanës me shumë mundësi e ka mbyllur për këtë vit për ndeshjet futbollistike.

Leave a Reply