Besa e Dobërdollit këtë vit për herë të parë në historikun e saj po garon në Ligën e Dytë – Perëndim. Edhe pse para fillimit të sezonit aktual 2021/2022 ambiciet e klubit ishin shumë më të larta, fundi i stinorit vjeshtorë dëshmoi krejtësisht diçka tjetër, shkruan “infOSport.mk”.
Besa e Dobërdollit jo që nuk është në mesin e skuadrave pretendente për inkuadim në Ligën e Parë, mirëpo kjo skuadër dukshëm tashmë rrezikon edhe egzistencën në Ligën e Dytë. Ndaj dhe drejtuesit e klulbit me në krye Muhamed Tairi – Haxhiu kanë analizuar shumë mirë pjesën vjeshtore, nga ku kanë ardhur në konkludim, se për një skuadër më të fortë, fillimisht do ju nevojitet një trajner me emër, që njeh mirë futbollin tonë vendor, por gjithsesi edhe futbollistë cilësorë në skuadër, që pretendojnë ti sjellin gjatë afatit kalimtarë të janarit.
Një gjë të tillë drejtuesit e skuadrës së Besës nga Dobërdolli kanë bërë përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale, duke shpalosur haptas edhe ambiciet e tyre që i kanë si klub që nga themelimi, e ato janë inkuadrimi në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Pas 15 xhirove të para në Ligën e Dytë – Perëndim, Besa e Dobërdollit grumbulloi vetëm 13 pikë, duke regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 8 disfata. (infOSport.mk)