Bomberi Ibraimi “shqyen” rrjetat edhe në Greqi (VIDEO)

Besart Ibraimi, i cili gjatë muajit gusht u transferua nga Shkëndija te skuadra e Ksantit, si duket nuk e ka harruar zanatin e golave edhe në Greqi.

Largimi i tij nga rradhët e Shkëndijës mërziti shumë tifoz “kuqezi”, por në përgjithësi edhe futbolldashësit e vërtetë të Ligës së Parë, që tashmë i mungojnë super golat e bomberit kërçovarë, i cili në gjithsej 10 ndeshje me fanellën e Ksantit ka arritur që të realizojë 8 gola, 4 në kampionat dhe 4 në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Nga gjithsej 4 golat e shënuar në kampionat, dy prej tyre Ibraimi i realizoi në ndeshjen e fundit ndaj AO Trikala, e vlefshme për javën e 9-të në Ligën e Dytë – Veri në Greqi. (infOSport.mk)

Leave a Reply