Bardhi shënon në derbin e çmendur të Valencias, Levante humb duelin ku u shënuan 7 gola (VIDEO)

Enis Bardhi edhe pse në lojë u inkuadrua nga bankina, arriti që të regjistrohet në llistën e golashënuesve në derbin e Valencias, që në fund u mbyll me 7 gola dhe fitoren 3:4 të Valencias, njofton “infOSport.mk”.

Enis Bardhi në lojë u inkuadrua në minutën e 77-të, ndërsa në minutën e 90-të shënoi golin e tretë për Levanten, duke shtuar shpresat për një barazim, mirëpo minutat nuk mjaftuan, ashtu që në fund Levante duheshe të pajtohet me disfatën e 8-të sezonale.

Për Bardhin ishte ky goli i tretë sezonal, pas atyre dy golave të shënuar ndaj Atletiko Madridit.

Ndryshe ndeshja nisi mjaft mirë për Levanten, skuadër kjo që falë golave të shënuar Campana (21’) dhe Marti (24’) avansoi me rezultatin 2:0, mirëpo më pas në skenë te Valencia doli dyshja Guedes – Soler, që shënuan nga dy gola për të rikthyer rezultatin në favorin e skuadrës së tyre (2:4).

Bardhi në minutën e fundit të takimit shënoi golin e tretë për Levanten, mirëpo që nuk ishte i mjaftueshëm për rikthesë të rezultatit.

Kështu Levante mbetet skuadra e vetme pa fitore në La Liga këtë edicion, duke u renditur e fundit me vetëm 8 pikë, ndërkohë Valencia me 28 pikë renditet në pozitën e 7-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply