Endri Çekiçi ka arritur të shënojë golin vendimtarë në fitoren e Konyaspor ndaj Atalyaspor, takim ky i vlefshëm për javën e 17-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.
Reprezentuesi shqiptarë shënoi gol në minutat shtesë të takimit (90+2’), kur në mënyrë spektakolare shënoi në rrjetën e mysafirëve golin e vetëm dhe të fitores.
GOL | Konyaspor 1-0 Antalyaspor
⚽️ 90+2' Endri Çekiçi
Maç Linki, anlık goller ve Önemli pozisyonlar için: @GoalHubTR pic.twitter.com/SGx5e6cPZP
— Anlik goller (@Anlikgoller16) December 18, 2021
Një goditje e zgjuar e Çekiçit që e çoi topin në cepin e portës, e bëri të pavlefshme hedhjen e portierit kundërshtar duke e parë topin të ndalej në rrjetë. Ai festoi duke hequr fanellën, çka bëri të ndëshkohej edhe me karton të verdhë. Mirëpo kjo kishte pak rëndësi, pasi pikët e fituara falë golit të tij ishin shumë të vlefshme për Konjaspor, skuadër kjo që pas 17 xhirove të kaluara renditet në pozitën e dytë me 33 pikë, 9 më pak se Trabzonspori i vendit të parë.
Në këtë ndeshje Çekiçi në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të, ndërsa titullarë luajtën Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi, dyshe kjo që në fushë ishin deri në minutën e 71-të. (infOSport.mk)