Berat Sadik i shkëlqyeshëm, mund i vetëm Omonian (VIDEO)

Shkupjani Berat Sadik vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Doxa në futbollin qipriot, njofton “infOSport.mk”. Një ndër sulmuesit më të mirë shqiptarë nga vendi ynë shënoi dy gola në fitoren e Doxa ndaj Omonia-s në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit qipriot.

Golin e parë Sadik e realizoi në minutën e 11-të, ndërsa golin e dytë personal e realizoi vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë.

Njëherit ky ishte goli i fundit i këtij takimi, me të cilin Doxa regjistroi fitoren e 3-të sezonale dhe të parën pas dy disfatave të njëpasnjëshme.

Ndryshe falë “dopietës” së sotme, Berat Sadik arriti në kuotën e 8 golave të shënuar këtë edicion në Ligën e Parë Qipriote, duke udhëhequr listën e golashënuesve bashkë edhe me reprezentuesin e Maqedonisë, Ivan Triçkovski, që mbron ngjyrat e AEK Larnaca.  (infOSport.mk)

Leave a Reply