Robert Levandovski është një njeri rekordesh. Me golin që realizoi në minutën e 87-të në fitoren 4:0 që mori Bajerni ndaj Volfsburgut mbrëmë në “Alianc Arena” në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik, sulmuesi polak theu një tjetër rekord të vjetër të legjendës Gerd Myller dhe barazoi një rekord të Krisitano Ronaldos.
Levandovski e çoi në 43 numrin e golave të realizuar në Bundesliga për vitin 2021 duke parakaluar “Der Bomber” siç njihej ndryshe Myller që kishte arritur të shënonte 42 gola në kampionatin gjerman në vitin 1972.
Ndërkohë Leva barazoi edhe rekordin e Krisitano Ronaldos përsa u përket golave të realizuar në një vit kalendarik në të gjithë kompeticionet, pasi kapi kuotën e 69 golave aq sa kishte shënuar portugezi në vitin 2013.
Rekordi absolut mbahet nga Lionel Messi me 91 gola të realizuar në vitin 2012.