E paralajmëruam dhe ashtu doli, Alimi i pari që largohet nga Shkëndija

E paralajmëruam ditë më parë largimin e tij, ndërsa sot ndodhi edhe zyrtarisht. Fjala është për Armend Alimin, largimin e të cilit e kishin paralajmëruar përmes  lajmit të datës 15 dhjetor, “Akrapoviç po përgatit “fshesën” te Shkëndija!.

Mbetet tashmë të shohim se kush do të jetë futbollisti i rradhës që do të largohet nga Shkëndija, teksa informacionet e “infOSport.mk”, flasin se ai do të jetë Kamer Qaka. Jo hiç më mirë nuk qëndron situata edhe me Rubin Hebajn, i cili ka humbur statusin e titullarit, ndërsa me shumë gjasa Shkëndija do të mbetet edhe pa shërbimet e Dashmir Elezit, për të cilin ka interes nga jashtë Maqedonisë.

Sa i përket Armend Alimit, i njëjti skuadrës së Shkëndijës iu bashkua në vitin 2014-të. Ai këtë edicion po zhvillonte sezonin e tij të tetë garues me Shkëndijën, me të cilën skuadër kishte fituar plotë 5 tituj, edhe atë tre herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy herë trofeun e Kupës.

Me fanellën “kuqezi”, Alimi kishte zhvilluar plotë 250 ndeshje, duke regjistruar edhe 45 gola dhe 46 asistime.

Vlen të ceket se Alimi me Shkëndijën kishte konratë deri verën e vitit 2022, ndërsa e njëjta u ndërpre 6 muaj më herët, kjo edhe me kërkesë të trajnerit Bruno Akrapoviç, që nuk llogariste në shërbimet e kumanovarit, një ndër mesfushorëve më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në futbollit elitar në vend. (infOSport.mk

 

Leave a Reply