Bujar Islami nuk është më trajner i skuadrës së Besës nga Dobërdolli, njofton “infOSport.mk”. Strategu tetovar drejtimin e skuadrës nga Dobërdolli e morri në fillim të muajit tetor, duke zëvendësuar në postin e trajnerit Mensur Jakupin.
Islami skuadrën e Besës nga Dobërdolli e udhëhoqi në 9 ndeshje, duke regjistruar vetëm 1 fitore, 3 barazime dhe 5 disfata.
Fitoren e vetme skuadra e Besës e kishte regjistruar si mysafir kundër Korabit në kuadër të javës së 13-të.
Pas përfundimit të stinorit vjeshtorë, Besa e Dobërdollit renditet në pozitën e parafundit në Ligën e Dytë Perëndim. Në 15 javë kampionat kjo skuadër ka tubuar vetëm 13 pikë. (infOSport.mk)