Pas shortit të hedhur dje nga UEFA për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, edicioni 2022-23, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në këtë kompeticion.
Siç dihet tashmë, shortin e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor brenda 14 ditëve në një kalendar mjaft të ngjeshur.
Fushata eliminatore e Kombëtares shqiptare do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në tokën shqiptare.
Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, “kuqezinjtë” do të mirëpresin Izraelin në shtëpi. Sfidat e qershorit, Shqipëria do ti mbyll me ndeshjen e 13 qershorit kundër Rusisë në transfertë.
Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipëria udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën më 27 shtator 2022.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë me data dhe orare i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B2 të Ligës së Kombeve, edicioni 2022-23.