Pas Maqedonisë së Veriut, edhe kombëtarja shqiptare si dhe përfaqësuesja e Kosovës mësuan kundërshtarët e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve, edicioni 2022/2023, njofton “infOSport.mk”.
Kombëtarja shqiptare që për herë të parë do të bëjë gara në Ligën B, është shortuar në grupin 2, së bashku edhe me Islandën, Rusinë dhe Izraelin, ndërkohë Kosova që ishte pjesë e Ligës C, njëjtë sikurse edhe Maqedonia, do të luaj në kuadër të grupit të Dytë, bashkë edhe me Irlandën e Veriut, Grqinë dhe fituesin nga dueli, Qipro – Estonia.
Vlen të theksohet se në të kaluarën në Ligën e Kombeve, Kosova fitoi grupin D, por në “Play Off” u mposht nga Maqedonia për të humbur shanset për kualifikimin në Euro2020
Liga e Kombeve, Liga C |
Kosova pjesë e grupit C2 |
Irlanda e Veriut |
Greqia |
Kosova |
Qipro/Estonia |
Liga e Kombeve, Liga B |
Shqipëria pjesë e grupit 2 |
Islanda |
Rusia |
Izraeli |
Shqipëria |