Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Premierligën angleze me fanellën e Sauthemptonit, për të cilën skuadër shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit kundër Kristal Pallas, të zhvilluar mbrëmë, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi “kuqezi” shënoi golin e dytë në barazimin 2:2 të skuadrës së tij, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 4 golave të shënuar këtë edicion në Premierligë.
Në këtë mënyrë Broja barazohet me dyshen e Çelzit, Lukaku – Verner, që së bashku kanë realizuar 4 gola.
I pari ka arritur të shënojë 3 gola, derisa sulmuesi gjerman vetëm 1. Këto statistika tregojnë se Broja po kalon një moment shumë të mirë në Premierligë, aty ku Sauthemptoni i tij renditet në pozitën e 15-të.
Kujtojmë, 20-vjeçari Broja është në pronësi të Çelzit, por i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Sauthempton.
Ndërkohë vetë klubi i Sauthempton në një postim në Twitter shkruan: “Një fjalë për të përshkruar finalizimin e këtij djali… Po bëhet çdo ditë e më i mirë”.
Ndërkohë tifozët e kësaj skuadre kanë votuar edhe në lidhje me lojtarin e ndeshjes ditën e djeshme dhe Broja ka fituar me 48.5 % të votave.