Liga e Kombeve, mëson sot rrugëtimin e saj, pasi në Nion të Zvicrës me fillim në ora 18:00 do të hidhet shorti për edicionin 2022/2023.
Franca është fituesja në fuqi e këtij kompeticioni, ndërkohë që në Ligën A këtë sezon janë shtuar edhe Uellsi, Austria, Çekia dhe Hungaria.
Liga A
Në Ligën B, ku do të garojë edhe Shqipëria, kanë rënë Ukraina, Suedia, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Të katër këto ekipe janë në vazon e parë të kësaj lige dhe janë rivale të mundshme të kuqezinjve tanë.
Rivalë të tjera të mundshëm për Shqipërinë janë Finlanda, Norvegjia, Skocia dhe Rusia (vazo e dytë), si dhe Izraeli, Irlanda, Rumania dhe Serbia (vazo e tretë). Shqipëria është në vazon e katërt me Malin e Zi, Armeninë dhe Slloveninë, që gjithashtu janë ngjitur në Ligën B.
Liga B
Edhe Maqedonia dhe Kosova do të mësojnë sot rivalët e tyre në Ligën C të Kombeve. Maqedonia ndodhet në vazon e dytë, bashkë edhe me Greqinë, Luksemburgun dhe Bjellorusinë, “Dardanët” bëjnë pjesë në vazon e tretë me Lituaninë, Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, në vazon e parë janë Turqia, Sllovakia, Bullgaria dhe Irlanda e Veriut, ndërkohë në vazon e katërt janë të konfirmuara Gjibraltari dhe Ishujt Faroe, ndërsa mbetet të konfirmohen dy kombëtaret e tjera mes këtyre çifteve: Kazakiztan/Moldavi dhe Qipro/Estoni.
Liga C
Në vazon e katërt Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe në program janë katër ndeshje në qershor, kurse dy të tjerat në shtator. Gjysmëfinalet dhe finalja e vogël dhe e madhja zhvillohen në qershor të vitit 2023.