Shpresat e Maqedonisë nesër miqësore kundër Kosovës

Shpresat e vendit në futboll nesër në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do të zhvillojnë ndeshjen e parë, nga gjithsej dy, kundër moshatarëve të tyre të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje të dy trajnerëve do ju shërbejë për tu njohur me forcat e reja që do të kenë në dispozicion për ciklet e ardhshme eliminatore.

Kështu seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për dy ndeshjet me përfaqësuesen e Kosovës ka ftuar futbollistë kryesisht të gjeneratave 2002-2003, përfshirë këtu edhe talentin e Shkëndijës, mbrojtësin Reshat Ramadani.

Ky nuk është emri i vetëm shqiptarë, pasi nga kampionati vendor është ftuar edhe Imran Fetai i Gostivarit dhe Behar Feta i Voska Sport, derisa nga futbolli europian, Agan Mjaku (Groningen – Holandë) dhe Luan Abazi (Vill – Zvicër).

Ndeshja midis Maqedonisë U21 dhe Kosovës U21 nesër në stadiumin “Petar Milloshevski” do të startojë në ora 13:00, ndërsa ndeshja e dytë në program është me datë 18 dhjetor. (infOSport.mk)

Leave a Reply