Shkëndija kontakton Eminin….!

Me të përfunduar stinori vjeshtorë, shumë skuadra nga Liga e Parë tashmë po mendojnë për përforcimet eventuale, përmes të cilave do të tentonin ti arnonin ato zbrazëtira të krijuara, apo edhe probleme që ju kanë shfaqur gjatë 18 xhirove të para të sezonit 2021/2022, shkruan “infOSport.mk”.

Një ndër skuadrat që pritet të jetë më aktive në tregun e futbollit vendor, është Shkëndija, skuadra kampione në fuqi, që pjesën e parë të sezonit aktual e mbylli me 8 pikë më pak se FC Shkupi i vendit të parë.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e Shkëndijës kanë pasur kontaktet e para me mesfushorin e Akron Toljati, Sefer Emini, i cili në pjesë të stinorit vjeshtorë e zhvilloi me Makedonija GJ.P.

Kualitetet e tij erdhën në shprehje shumë shpejtë, pasi i njëjti u shndërrua në një lider të mesfushës, duke shënuar madje disa gola mjaft të rëndësishëm, siç ishin dy golat e fitores ndaj Skopjes.

Pikërisht talenti dhe përvoja që ka në Ligën e Parë, kanë shtyrë drejtuesit e Shkëndijës për të menduar për këtë pistë, edhe pse për huazimin e tij eventual, apo edhe blerjes së kartonit të tij, të njëjtit do të duhet të diskutojnë me menaxherin e Eminit, por gjithsesi edhe me drejtuesit e skuadrës ruse të Akron Toljati, me të cilën skuadër mesfushori shkupjan ka kontratë deri qershorin e vitit 2024. (infOSport.mk)

Leave a Reply