Struga Trim Lum e mbyll me fitore stinorin vjeshtorë, Cvetanoski hero kundër Renovës (VIDEO)

Struga Trim Lum e ka mbyllur me fitore stinorin vjeshtorë, teksa në ndeshjen e fundit kundër Renovës, me të cilën uli siparin pjesa e parë e sezonit 2021/2021 në elitën e futbollit në vend, shënoi fitore minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e fitores ekipi vendas e gjeti vetëm në minutat shtesë të takimit, edhe atë duke iu falënderuar rezervistit Dejan Cvetanoski, i cili në maksimum shfrytëzoi harkimin nga e djathta të Klisman Cakes dhe me kokë shënoi në rrjetën e Hadis Veli.

Ky i fundit kishte fat disa minuta më herët, kur goditja e mbrojtësit Cake përfundoi në shtyllë.

Marrë në përgjithësi, Struga Trim Lum e meritoi këtë fitore, pasi ishte më kërkuese, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe sulmonte, ndërsa si pasojë e një sulmi të shpejtë, futbollisti mysafir Medin Bajrami në minutën e 64-të, u ndëshkua me të kuq, pasi ndali në mënyrë të palejuar njërin nga futbollistët e skuadrës vendase.

Kujtojmë ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Renovës duheshe të zhvillohet të dielën, mirëpo e njëjta u anulua për shkak kushteve jo të mira për lojë, ndërsa e njëjta u zhvillua sot në kushte normale për lojë, kjo falë intervenimit të personave përgjegjës për fushën e stadiumit, të cilët meritojnë lëvdata për punën e bërë.

Ishte kjo fitorja e 6-të sezonale për Struga Trim Lum, që dimrin do e kalojë në pozitën e 7-të me 26 pikë, vetëm një më pak se Renova dhe Makedonija GJ.P që renditen në pozitat 5 dhe 6. (infOSport.mk)

Leave a Reply