Caktohet termini i ri për ndeshjen e anuluar Struga Trim Lum – Renova

Ndeshja e anuluar e javës së 18-të midis Struga Trim Lum dhe Renovës do të zhvillohet të martën (14 dhjetor) në qytetin e Strugës me fillim në ora 13:00, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje duheshe të zhvillohet të dielën, mirëpo për shkak kushteve të vështira klimatike, e njëjta u anulua, ndërsa në mënyrë plotësuese nga ana e Komisionit të garave pranë FFM-së, u caktua që të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Njëherit me ndeshjen Struga Trim Lum – Renova ul siparin stinori vjeshtorë në Ligën e Parë, ku epitetin e kampionit mbanë FC Shkupi, që pas 18 xhirove të para grumbulloi 42 pikë, 7 më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë, ndërkohë Shkëndija me 34 pikë u ndal në pozitën e tretë.

Renova e Qatip Osmanit në 17 xhirot e deritanishme ka grumbulluar 27 pikë, duke mbajtur pozitën e 5-të në renditje, derisa Struga Trim Lum me 23 pikë renditet në pozitën e 7-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply