Nafiu: Ta mbyllim vitin me fitore

Shkëndija e Tetovës në mesjavë barazoi 1:1 me FC Shkupin në Çair, me të cilën skuadër gjatë stinorit pranveror do të luftojë për titullin e kampionit, edhe pse do ta ketë shumë të vështirë, duke pasur parasysh epërsinë prej 8 pikëve të skuadrës shkupjane, shkruan “infOSport.mk”.

Megjithatë në pyetje janë edhe plotë 15 xhiro, ashtu që në futboll gjithçka është e mundur.

Ndërkohë në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë, Shkëndija e Bruno Akrapoviç do të mirëpret Skopjen. “Kuqezinjtë” shihen si favoritë absolut, ndërsa më së miri flasin edhe 5 ndeshjet e fundit, ku kanë regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim.

“Kjo është ndeshja e fundit për vitin 2021 dhe prandaj patjetër do të kërkojmë fitore kundër ekipit të Skopjes, me qëllim që të përmbyllim me fitore sezonin vjeshtor. Por fitorja normalisht se arrihet vetëm nëse jemi të koncentruar dhe të motivuar për ndeshjen. Në stërvitje punojmë me intensitet të lartë dhe dita ditës sa më shumë i përshtatemi stilit të lojës të cilin e kërkon trajneri. Në ndeshjet e fundit në kampionat kemi luajtur futboll të mirë dhe kemi arritur rezultate të mira. Andaj besoj se edhe në ndeshjen kundër Skopjes do të arrijmë deri te fitorja” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit tetovar, Valmir Nafiu.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Skopjes nesër do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Tetovës me fillim në ora 13:00, ndërsa e njëjta do të referohet nga arbitri nga Kavadari,  Stojançe Trpçevski. (infOSport.mk)

Leave a Reply