Moti me borë që kishte kapluar një pjesë të vendit tonë gjatë ditës së sotme, bëri që disa nga ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Dytë të anulohen, shkruan “infOSport.mk”.
3 ndeshje u anuluan në Konferencën e Perëndimit, edhe atë Gostivari-Teteksi, Veleshta – Sileksi dhe Korabi – Ohrid Lihnidos, derisa në Lindje u anuluan takimet Kozhuv – Bratstvo dhe Detonit Junior – Osogovo.
Ndërkohë nga FFM njoftuan se të njëjtat do të zhvillohe me 14 dhjetor (e martë) me fillim në ora 13:00.