Struga Trim Lum të dielën në terren vendas do të mirëpret Renovën, në një ndër ndeshjet më interesante të javës së fundit të stinorit vjeshtorë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë sjellë shumë paqartësi, ndërsa më së miri flasin edhe statistikat mes tyre. 12 ndeshje zyrtare mes këtyre dy skuadrave, me epilog 4 fitore për secilën dhe 4 barazime janë treguesi më i mirë se edhe nesër na pret një përballje me shumë paqartësi.
Një gjë të tillë e pranon edhe mesfushori i Struga Trim Lum, Besmir Bojku, i cili për faqen zyrtare të ekipit strugan në prag të këtij takimi, kishte thënë: “Renova ka ekip kualitativ me lojtar që mund ta bëjnë diferencën në çdo moment, por ne kemi treguar se me ekipet me më kualitet luajmë më mirë dhe kemi forcë për rezultate pozitive. Shpresoj se të dielën ta dëshmojmë edhe njëherë se nuk jemi rastësisht në gjysmëfinale të Kupës”.
Ndeshja e nesërme do të jetë e 8-ta në kuadër të ndeshjeve kampionale, ku deri më tani, Renova ka 3 fitore, dy ndeshje janë mbyllur me barazim, ndërsa në dy raste Struga Trim Lum kishte dalë fitues.
Mbetet të shihet se kush do ti gëzohet nesër triumfit? Përgjigjen do ta marrim diku pak para orës 15:00. (infOSport.mk)