Edhe pse Tirana ka një sulm të kompletuar, në janar ata duan të afrojnë futbollistë me peshë, siç bënë me kumanovarin, Taulant Seferi në janarin e vitit 2020. Kësisoj drejtuesit e skuadrës kampione të Shqipërisë thuhet se i kanë vënë syrin ish futbollistit të Kukësit, Kristal Abazaj, një dëshirë e kahmotshme e presidentit të “bardhebluve”, Refik Halilit.
Ky i fundit kishte tentuar edhe gjatë korrikut të afrojë në skuadër Abazajn, mirëpo një dëmtim i këtij të fundit bëri që gjithçka të bie në ujë.
Tani që situata e dëmtimit është përmirësuar, Tirana sërish del në skenë. Si presidenti dhe trajneri Shehi e duan lojtarin, që mes të tjerave është edhe tifoz i Tiranës dhe disa herë është parë në stadium.
Abazaj aktualisht aktivizohet në Ligën e Dytë turke me ekipin e Istanbulspor, bashkë edhe me Eduard Rrocën dhe Valon Et’hemin.