Izet Ajrullahu e mbyll aventurën me Renovën

Izet Ajrullahu e ka përfunduar aventurën e tij te Renova, pjesë e së cilës skuadër u bë qershorin e këtij viti, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse i njëjti me skuadrën nga Xhepçishti nënshkroi kontratë dy vjeçare, po largohet vetëm pas 6 muajve, kjo si pasojë e dëmtimeve që e përcollën këtë futbollistë. Pikërisht kjo bëri që i njëjti të mos merr edhe hapësirën e duhur te Renova, për të cilën skuadër regjistroi vetëm 4 ndeshje, 1 gol dhe 1 asist.

Shkupjani 23-vjeçar te Renova u transferua nga Makedonija GJ.P, teksa në futbollin vendor kishte veshur edhe fanellën e Skopjes dhe Genç Kalemler.

Ndryshe, Ajrullahu është një fëmijë i dalë nga shkolla e Rabotniçkit, i cili që në moshë të re ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Hungari me Ujpesht, në Ruman me UTA Arad dhe O. Secuiesc si dhe Slloveni me skuadrën e Komarno. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply