Pas ndeshjeve në mesjavë, Liga e Parë do të rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 18-të, që do të zhvillohen në dy ditë, njofton “infOSport.mk”.
Sfidat fillojnë të shtunën me ndeshjen Tikveshi – Bregallnica në orarin 13:00, ndërsa po në të njëjtin orar të dielën në program janë edhe 5 deshjet tjera.
Lideri aktual, FC Shkupi do të jetë mysafir i Borecit në Veles, Shkëndija do të mirëpret Skopjen në Tetovë, ndërkohë në Strugë, skuadra e Struga Trim Lum do të sfidojë Renovën e Qatip Osmanit.
Muharem Bajrami me Makedonija GJ.P e tij do të luaj përballë Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski”, ndërkohë në Strumicë Akademia Pandev shihet si favorit absolut përballë Pelisterit të vendit të fundit. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 18 |
||||||||||||||||||
|