Makedonija GJ.P që po bënë shumë mirë me Muharem Bajramin si trajner, i ka mbajtur leksion futbolli Akademia Pandevit, skuadrës së dytë në renditje, duke e mundur me shifrat 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Bazuar në renditjen momentale të të dyja skuadrave, para fillimit të takimit askush nuk e kishte menduar një rezultat të tillë, por ja që me Muharem Bajramin në krye dhe me futbollistë të talentuar si Arbi Vosha, gjithçka është e mundur.
Pikërisht Vosha ishte violina e parë e skuadrës “verdhekuq” në këtë takim, duke shnëuar dy gola, nga një në secilën pjesë.
Golin e parë Arbo Vosha e realizoi në minutën e 42-të, kur mjaft mirë udhëhoqi një top drejt portës kundërshtare, për të mposhtur në fund Marko Jovanovskin, të cilin e mposhti gjithashtu edhe në minutën e 50-të, kur ngriti epërsinë e Makedonija GJ.P në 3:0.
Ndryshe golin e parë për skuadrën e Bajramit në këtë përballje e realizoi braziliani Lamos, ndërsa të fundit Jovan Popzlatanov në minutën e 74-të.
Golin e vetëm për skuadrën nga Strumica në këtë transfertë e realizoi Haxhanoviç në minutën e fundit të takimit.
Pas 17 xhirove, Makedonija GJ.P me 24 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërsa Akademia Pandev pavarësisht disfatës mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë. (infOSport.mk)