Maestro Muki…i mundi në kampionat dhe i eliminoi nga kupa dy skuadrat e para në renditje, FC Shkupin dhe Ak.Pandevin

Muharem Bajrami po bënë mrrekullinë me Makedonija GJ.P, drejtimin e së cilës skuadër e morri me 18 tetor të këtij viti. Strategu shkupjan skuadrën nga Gjorçe Petrovi e udhëhoqi në gjithsej 9 ndeshje, edhe atë 7 në kampionat dhe dy në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Gjithsej 6 fitore, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e kupës të fituara përmes ruletit të penaltive, 2 barazime dhe vetëm një disfatë është epilogu i këtyre ndeshjeve të Makedonija GJ.P. nën drejtimin e Bajramit, i cili mund të krenohet gjitashtu se ka mundur nga dy herë dy skuadrat e para në renditje, FC Shkupin dhe Akademia Pandevin.

Pikërisht ndaj këtyre të fundit e kishte debutimin si trajner i parë, kur në Strumicë kishte barazuar 1:1 gjatë 90-të minutave, që më pas në ruletin e penaltive të shënojë fitore 5:3.

Më skuadrën nga Strumica, Bajrami me Makedonija GJ.P e tij u takuan edhe sot në kuadër të javës së 17-të, duke e mundur me shifrat e larta 4:1.

Po përmes ruletit të penaltive, Makedonija GJ.P e kishte eliminuar edhe liderin aktual, FC Shkupin, ndaj së cilës skuadër gjithashtu kishte ngadhnjyer edhe në kampionat, kur në kuadër të javës së 13-të e kishte mundur me rezultatin 2:1.

Vërtetë rezultatet impresionuese të Bajramit në krye të Makedonija GJ.P, skuadër kjo që në krye me strategun shqiptarë kishte mundur gjithashtu edhe Pelisterin dhe Skopjen, kishte barazuar ndaj Struga Trim Lum dhe Borecit, ndërkohë disfatën e vetme e kishte pësuar ndaj Shkëndijës.

Ndeshjen e fundit në kuadër të stinorit vjeshtorë, Makedonija GJ.P do ta zhvillojë kundër Rabotniçkit në Shkup, e ku sërish me maestro Mukin, skuadra nga Gjorçe Petrovi mund të në befasojë për të mirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply