Java e 17-të në elitën e futbollit vendor që në program është të mërkurën, sjellë super derbin shqiptarë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Çair, ndërsa e njëjta ka marrë gjithë vëmendjen, kjo edhe për faktin se do të takohen lideri dhe kampioni aktual.
FC Shkupi ka plotë 8 pikë epërsi ndaj kampionëve të Shkëndijës, ashtu që një fitore tjetër e “bardhebluve” do të ju jepte fund shpresave “kuqezi” për mbrojtjen e titullit.
Megjithatë gjithçka mbetet të shihet pas 90-të minutëshit të zhvilluar në Çair, aty ku Shkëndija në anën tjetër shpreson të bëjë prapaktheun dhe të rikthehet fuqishëm në garën për titullin kampion.
NDESHJET TJERA – Renova në Tetovë do të mirëpret Tikveshin, skuadër kjo që udhëhiqet nga ish trajneri i “gjipspunuesve”, Vlatko Kostov, Struga Trim Lum do të udhëtojë në Shkup për tu përballur me Skopjen e Lupço Markovskit, ndërkohë Makedonija GJ.P i Muharem Bajramit do të përballet me Akademia Pandevin e vendit të dytë.
Është kjo një ndeshje tjetër mjaft interesante e kësaj jave, ku gjithashtu do ndjekim futboll në Manastir, aty ku Pelisteri do të tentojë fitoren e parë sezonale përballë Borecit, por gjithashtu edhe në Shtip, ku Bregallnica vendase do të mirëpret Rabotniçkin që ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 17 |
||||||||||||||||||
|